Gazetar: Adnan Qaili
– Advertisements –
Me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 5 për qind e qytetarëve. Nga 335 të vdekur në janar, 6 pacientë ishin me tri doza, por që kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan Alsat.
Rekomandimi i Komisioni për Sëmundje Infektive është që gjitha rastet e vdekjeve të konstatuara nga kovid, të evidentohen edhe sëmundjet shoqëruese si obeziteti kanceri, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, ata rekomandojnë që me imunitet të plotë të llogariten vetëm ata që kanë marrë dozën e III. Nëse kjo metodologji ndryshon, del që imuniteti kolektiv ka rënë në 5%, dhe jo siç përllogaritet tani me dy doza, të cilat i kanë marrë 40% e popullsisë.
“Qëndrimet kanë ndryshuar, si të vaksinuar të plotë llogariten ata me boost-er dozë, gjegjësisht dozën III. Vaksinimi është mënyra e vetme për të zvogëluar rrezikun e vdekjes, me marrjen e dy apo tri dozave nuk do të thotë që jemi të paprekshëm nga variantet e virusit, por apelojmë që të vaksinoheni për të ulur forcën e virusit që mund të jetë vdekje prurës sidomos për të moshuarit me sëmundje shoqëruese”, tha Marija Dimzova, Infektologe.
Në takimin e Komisionit për sëmundje infektive është propozuar që validiteti i certifikatave të personave, të cilët e kanë kaluar kovidin nga 45 ditë të bëhet 180 ditë. Këto vërtetime shërbejnë për të shtyrë afatit të pacientëve, të cilët kanë qenë të sëmurë me virusin korona dhe mund të udhëtojnë jashtë shtetit apo të kenë qasje në hapësira të brendshme të shtetit tonë, pavarësisht se nuk kanë qenë të vaksinuar apo kanë marrë një ose dy doza të imunizimit. Por, kreu i KSI thotë që janë duke shqyrtuar mundësinë e afatizimit të certifikatave të vaksinimit në 9 muaj sikurse në BE, nga që nuk kanë antitrupa.
“Kjo analizë e bërë nga 1-31 janar kishte për qëllim të ndajë rreziqet e vdekjes dhe të hospitalizimit jo vetëm sipas raportit të vaksinimit, por sa kohë ka kaluar pas marrjes së vaksinave. Nëse llogarisim më gjatë se 6 muaj efikasiteti i vaksinës nuk është e njëjtë sikurse tre muaj pas imunizimit”, u shpreh Aleksandar Petliçkovski, Kreu i KSI.
Komisioni ka propozuar gjithashtu masa të stimulimit të vaksinimit me dozën përforcuese sepse dëshmitë tregojnë se personat me dozën e 3-të nuk mbarojnë me fataliteti nga varianti omicron. Deri më sot mbi 845 mijë shtetas kanë marr dy doza, kurse mbi 132 mijë kanë marrë edhe dozën e tretë. /Alsat.mk