Kthehen ambasadorët në Kosovë, zëvendësohen me të rinj

22 ambasadorët kosovar që përfaqësojnë Kosovën në shtete të ndryshme do të kthehen në Kosovë. Këtë vendim e ka bërë të ditur vet zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai për Indeksonline ka bërë të ditur se këta ambasadorë do të zëvendësohen me diplomatë të tjerë.

Në këtë dokument të siguruar nga Indeksonline, kuptojmë se Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka nisur procedurat në këtë drejtim.

Siç shihet në dokument, bëhet fjalë për formimin e Komisionit për grada dhe disiplinë që do të monitoroi dhe vlerësoi ambasadorët dhe stafin diplomatik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme