Banorët e Haraçinës sot u zgjuan me prezencën më të madhe të policisë dhe sigurimit të hyrjes në fshat dhe rreth shkollës ku po votohet. Materialet zgjedhore i kanë vendosur në klasa herët në mëngjes. Pikërisht në hapjen e vendvotimeve në orën 7 ka ardhur edhe votuesi i parë, transmeton TetovaSot.
Baftijari ka shkuar i kënaqur, por vetëm gjysmë orë më vonë në klasën fqinje komshiu i tij nuk mundej që të votonte pasi që nuk gjendej në listë. Bordet zgjedhore bënë disa kontrolle në listë por nuk arritën që ta gjejnë.
Në letërnjoftimin e tij shkruan se është lëshuar në përdorim në vitin 2011 dhe ka vlerën deri me 2021. Askush nuk kishte sqarime se pse nuk gjendet në listë që në zgjedhjet e kaluara ka qenë dhe ka votuar. Deri në orën 10 në këtë vendvotim kanë ardhur banorët më të vjetër.