Kthehen protestat në Çashkë, banorët kundërshtojnë ashpër hapjen e paraleles shqipe

Gazetare: Melihate Rrustemi

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollor ka rikthyer protestat në Çashkë, kundër paraleles shqipe për klasën e parë. Banorë të caktuar të Çashkës sërish bllokuan hyrjen para shkollës fillore “Todor Janev” duke penguar mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptarë në realizimin e procesit mësimor. Përveç rikthimit të protestave, me vendim të prindërve është rikthyer edhe bojkoti I mësimit nga nxënësit maqedonas, bojkot I cili me javë të tëra u zhvillua edhe gjatë gjysmëvjetorit të parë.

Në këtë shkollë, paralelja shqipe për klasën e parë për herë të parë u hap pak kohë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë shkollor. Ndërsa banorët e kësaj zone ashpër kundërshtojnë hapjen e paraleles shqipe, ministri I Arsimit Jeton Shaqiri mbetet në qëndrimin se  mësimi  shqip në këtë shkollë do të funksionojë pavarësisht kundërshtimeve të një pjese të caktuar të banorëve të Çashkës. Sipas Shaqirit, hapja e paraleles është realizuar konform të gjitha procedurave ligjore. Gjithashtu, Shaqiri tha se do të shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një objekti të ri shkollor ku do të mësonin vetëm nxënësit shqiptarë.

Protesta në Çashkë ka nisur më 23 nëntor për shkak të vendimit të hapjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe për klasën e parë. Sipas këshillit të prindërve paralelja është hapur pa respektuar procedurat ligjore dhe pa miratimin e këshillit të prindërve. Në shkollën fillore të Çashkës, ka mbi 70 nxënës shqiptarë të cilët janë të detyruar të mësojnë maqedonisht nga klasa e parë deri në të 9, për shkak të mungesës së mësimit në gjuhën amtare. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme