“Kthim të mbarë administratës nga ekskursioni i shtrenjtë”, Basha ironizon takimin e Ramës në Athinë: Nacionalizmi shterpë pas së cilës fshihen premtimet e pambajtura ndaj emigrantëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar takimin e Ramës me emigrantët, duke u “uruar” kthim të mbarë administratës nga ky ekskursioni.


Ai e quajti një nacionalizëm shterpë të gjithë këtë vizitë të Kryeministrit, duke e krahasuar si një gjethe fiku pas së cilës fshihen premtime të pambajtura ndaj diasporës.

Postimi i Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha:

Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme