Kthimi i tatimit të solidaritetit do të fillojë në vitin 2026

Gazetar: Angell Dimovski

Shteti ende nuk ua ka kthyer kompanive tatimin e solidaritetit. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska thotë se nuk ishte në dijeni që kompanitë po ankohen, duke thënë se të gjitha kompanitë ishin anëtare të Odës ekonomike dhe kishin komunikime që synonin gjetjen e një zgjidhje të përbashkët se si të kthehen mjetet.

Ajo shton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kthimin e këtij tatimi për kompanitë duhet të zbatohet brenda pesë vitesh. Dimitireska Koçoska theksoi se ata kërkojnë që kthimi i tatimit të solidaritetit të fillojë në vitin 2026.

“Vendimi ishte që të jetë brenda pesë viteve, ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, tani, ne kemi kërkuar zgjidhje gjatë kësaj periudhe. Më duhet të them se informacioni që marrim dhe takimet që kemi pasur me kompani të caktuara kanë filluar nga dëshira që mjetet t’u kthehen duke paguar transaksione, jo në transaksione me para në dorë, deri te kompanitë që thonë se mund t’i shlyejmë, por ka edhe kompani që thonë se nuk duam para, domethënë, kur t’i kthejmë, na tregoni që t’i investojmë në mënyrë të përgjegjshme shoqërore”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska– ministre e financave.

Disa muaj më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të anulojë ligjin e tatimit të solidaritetit, duke i kërkuar shtetit të kthejë rreth 49.2 milionë euro 156 kompanive.

Tatimi i solidaritetit në vend u prezantua si një tatim publik i jashtëzakonshëm dhe i njëhershëm për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë që në vitin 2022 kanë gjeneruar të ardhura prej më shumë se 615 milionë denarë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme