Xhavit Haliti dhe Arben Gashi sot janë përleshur fizikisht mes tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Por, burimi i këtij konflikti është në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku të dy deputetët ishin përleshur verbalisht duke sharë e bërtitur ndaj njëri tjetrit.
Përplasja kishte filluar kur Xhavit Haliti si kryesues i mbledhjes së Kuvendit refuzoi t’ia jepte të drejtën për të folur deputetit të LDK’së, Arben Gashit, i cili e kërkonte fjalën me ngulm.
Pas kësaj, Gashi u ngrit në këmbë dhe filloi të drejtonte fyerje ndaj Halitit, përplasje që rezultoi me shumë ofendime nga më të ulëtat prej të dyja palëve.
Megjithatë, xhirimet nga mbledhja e Kuvendit tregojnë që Milaim Zeka në fakt ia ka përmendur Gashit emrin gjatë fjalimit, për t’ia dhënë të drejtën që të përgjigjet.