Ku ka mbetur Teuta Rugova?

Mbi 10 mijë vota Teuta Rugova i mori në zgjedhjet e 11 qershorit, duke u rizgjedhur deputete për një mandat të dytë.

Por, që prej 4 gushtit, votuesit e saj nuk kanë pasur mundësinë ta shohin atë të ulur në karrigen e deputetes.

Avdullah Hoti i LDK-së thotë se ajo vazhdon të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe nuk pranon të flasë asgjë më shumë.

Por, kohë më parë, vetë zyrtarë të LDK-së kanë thënë se mes LDK-së dhe Teuta Rugovës janë ftohur raportet.

Sipas tyre, komunikimi i deputetes së LDK-së me grupin parlamentar është i rrallë, madje rrallë paraqitet edhe në telefon.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë me vetë deputeten Rugova, për të marrë një qëndrim përse nuk po e ushtron mandatin e saj si e zgjedhur e popullit, por komunikimi ka qenë i pamundur.

Ndërkohë, sipas rregullores së Kuvendit, neni 25 përcakton se kur deputeti e humb mandatin.

Pika1 e specifikon se nëse deputeti mungon më shumë se 6 muaj pa arsye, mandati i tij apo i saj humbet. Edhe dy muaj kohë i ka deputetja e LDK-së, për ta ruajtur mandatin e saj, dhe veç me një nënshkrim në një nga seancat plenare mandati i saj si deputete vazhdon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme