Kuburovic: Urdhër arresti kundër Hashim Thaçit është ende në fuqi

Në Serbi është ende i vlefshëm urdhër arresti për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sepse procedura kundër tij është në vijim, tha Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nela Kuburovic.

 

“Në rastin kundër Thaçit tashmë ka një vendim të formës së prerë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka pasur zgjerim të akuzave për veprën penale të gjenocidit dhe urdhër arresti në Serbi është ende në fuqi, për dallim nga vendet e tjera ku Interpoli e ka ndalur këtë urdhër arrest kështu që nuk mund t’a shihni në sistemin e tij”, saktësoi Kuburovic për RTV, raporton B92

Ajo theksoi se me arrestimin e Ramush Haradinajt, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të vihet në pikëpyetje sepse urdhëri për arrestimin e tij egziston që nga viti 2005.

“Kjo ishte e njohur gjatë negociatave, por Serbia nuk ka qenë e kushtëzuar që urdhër arresti të tërhiqet”, tha ajo./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme