Kuburoviq: Serbia nuk ka marrë udhëzime çfarë të bëjë rreth Kosovës

Serbia nuk ka marrë kurrfarë udhëzimesh nga zyrtarë të huaj se si duhet punuar lidhur me çështjen e Kosovës, ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq.

“Nuk e kam përshtypjen që zyrtarët të mos jenë gjithmonë të qartë dhe mendoj se Serbia nuk ka marrë kurrfarë udhëzimesh lidhur me çështjen e Kosovës. Kryesorja është që të punohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit me ndërmjetësim të Bashkimit Europian dhe mendoj se do të vazhdojmë në këtë drejtim”, citon b92 të ketë thënë Kuburoviq, transmeton Koha.net.

Ajo ka theksuar se Serbia po i përmbush detyrimet e veta nga Marrëveshja e Brukselit që i ka marrë dhe ka përkujtuar i ka përmbushur detyrimet edhe kur është fjala për integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë, për dallim nga Kosova që, sipas saj, s’i ka përmbushur detyrimet e veta.

që, nuk mund të flas për atë se Serbisë i është treguar se si duhet të veprojë, por mendoj se çdokush duhet t’i përmbushë detyrimet që i ka marrë”, ka theksuar ministrja serbe e Drejtësisë.

Ajo ka akuzuar se “pala kosovare po vonohet më shumë se 1.700 ditë për përmbushjen e detyrimit bazë, e ai është themelimi i Asociacionit të Komunave serbe”.

“Nuk ekziston më asnjë argument se Beogradi nuk i ka përmbushur detyrimet e veta”, ka përfunduar Kuburoviq.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme