Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi para studentëve të kolegjit ISPE ka folur edhe për ndalimin e kreut të AAK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë.
Ai tha se mendon që ndalja e Haradinajt në Francë është e padrejtë.
“Është e padrejtë në shumë aspekte e para duhet të them që Serbia nuk ka drejtë që të bëjë veprime dhe kërkesa të tilla në Interpol për diçka që nuk ka juridiksion dhe për diçka që ne e konsiderojmë luftë të drejtë dhe të pastër e dyta Haradinaj ka kaluar dy herë në mekanizmat ndërkombëtarë dhe treta angazhimi i tillë është që sa më shpejtë ai të kthehet në familjen e vet”.
Mirëpo sipas tij para se të jetësohen ide të tilla nevojitet ndryshim i ambientit shoqëror dhe politik.
E për këtë ndryshim tha se është e nevojshme njohja ndërmjet shteteve të Ballkanit dhe vet përmirësimi i raporteve ndërmjet tyre.