Kufijtë e Ahtisaarit

Qeveria e Kosovës ka përgënjeshtruar dokumentet që vetë i ka nxjerrë me rastin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

“Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (2013-2018)”, dokument ky i qasshëm në faqen zyrtare të Qeverisë, ia atribuon Kosovës një tjetër pikë kufitare me Malin e Zi, nga ajo që është caktuar tani nga dy komisionet shtetërore.

Sipas kësaj strategjie, pikë e kalimit kufitar të trafikut rrugor në mes të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi, është Kulla. Por me marrëveshjen e demarkacionit, kufiri ka zbritur nga Kulla në Savino Vodë dhe nga Çakorri në Kuqishtë.

Udhërrëfyes për punën e komisioneve është thënë që ka qenë Pakoja e Ahtisaarit mbi bazën e së cilës Kosova ka shpallur Pavarësinë. Por ekspertët e pavarur pretendojnë se Qeveria ka “keqinterpretuar” dokumentin e Ahtisaarit, për ta arsyetuar veten se Kosova nuk ka humbur territor.

Në kapitullin e Strategjisë së Qeverisë për ngritjen e standardeve të Policisë Kufitare flitet për ndërtimin e pikave të përbashkëta me shtetet fqinje, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Referencë është pika kufitare në Kullë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme