Gazetar: Ile Petrevski
– Advertisements –
Kufizimi i marzhit nuk është garanci se çmimet përfundimtare për qytetarët nuk do të rriten. Rritjen e çmimeve të lëndëve të para, të energjisë elektrike, të transportit, madje edhe të fuqisë punëtore, prodhuesit do ta llogarisin në çmimin e ri, shkruan Alsat.
Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, prodhuesit thonë se do të bëjnë gjithçka për të shmangur një goditje të re çmimesh, por thonë se kanë nevojë për ndihmë edhe nga shteti.
“Kjo është zgjidhje e pjesshme sepse përsëri prodhuesit ku përsëris se në hyrje imputet janë rritur dukshëm, flas për çmimin e rrymës që është rritur 400%. Karburantet, lëndët e para që janë rritur 50-80%, flas për pagën minimale, e diela ditë jopune, e tërë kjo reflektohet në anën hyrëse gjatë prodhimit të produkteve”, tha Goran Georgievski- kryetar i Odës së agro- biznesit pranë LOE.
Biznesmenët vlerësojnë se gjendja momentale në sektorin e tregtisë në vend është në kondicion të dobët. Këtë sipas tyre e vërejnë edhe bankat ndërsa kompanitë ngadalë e humbasin aftësinë kreditore që e kanë pasur para gjashtë muajve.
Qeveria dje i kufizoi marzhat e tregtisë me shumicë në 5% dhe me pakicë në 10%. Fitim të kufizuar do kenë edhe tregtarët në shitjen e produkteve ushqimore bazë për të cilat vlente masa e çmimeve të ngrira. Masa e re do të jetë në fuqi deri më 31 maj. /Alsat.mk