Kufoma e tij u gjet në grykëderdhjen e Semanit vetëm me rroba banjoje, viktima rreth 40 vjeç! Çfarë zbuloi këqyrja paraprake

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me trupin e pajetë të një mashkulli që u gjet më herët gjatë kësaj të mërkure.

Policia bën me dije se viktima është gjetur i pajetë rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit. Ai i përket moshës 40 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune, shtojnë burimet zyrtare.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme