Kufomat e foshnjave dhe fëmijëve palestinezë janë gjetur të vdekur dhe të dekompozuar në Spitalin e Fëmijëve Al-Nasr

Pamjet e marra në Spitalin e Fëmijëve Al-Nasr në qytetin e Gazës tregojnë kufomat e dekompozuara të foshnjave dhe fëmijëve, si një dëshmi e një krimi të mundshëm të luftës, raporton Anadolu.

Kufomat e dekompozuara të foshnjave dhe fëmijëve në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Fëmijëve Al-Nasr në Gaza, i cili u evakuua me force nga ushtria izraelite, u gjetën pasi ushtarët izraelitë u tërhoqën nga zona.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori janë vrarë mbi 28.800 palestinezë, përfshirë të paktën 12.300 fëmijë dhe 8.400 gra, si dhe janë plagosur 68.552 të tjerë.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Sipas OKB-së, ofensiva izraelite ka zhvendosur brenda territorit 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 70 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare, Izraeli planifikon një pushtim tokësor në Rafah, ku janë strehuar rreth 1,4 milionë refugjatë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Ne do të luftojmë deri në fitoren e plotë dhe kjo përfshin një aksion të fuqishëm në Rafah”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme