Kujdes/170 dënime për shoferët që kanë kaluar shpejtësinë e lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.02.2024), ka kryer kontrolle në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 170 drejtues mjetesh.

Prej tyre, tetë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 72 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 98 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme