Disa ushqime mund të shkaktojnë ngërçe dhe djegësirë
Që nga vegjëlia neve na mësojnë që assesi nuk bën që të bëjmë not me stomakun plot.
Mirëpo, madje edhe nëse ka kaluar mjaft kohë nga vakti i fundit, patjetër duhet të kujdesemi edhe për llojin e ushqimit të cilin e konsumojmë para se të shkojmë të lahemi.
Me fjalë të tjera, ka artikuj ushqimorë dhe pije të cilat assesi nuk do të duhej t’i hani dhe t’i pini para notit.
Ushqimi djegës
Alkooli
Kjo veçanërisht ka të bëjë me të rinjtë të cilët i adhurojnë argëtimet ditore në plazhe. Të gjithëve u është e ditur që alkooli ul aftësinë e reagimit dhe të vlerësimeve adekuate në momentin e caktuar, andaj është logjike që duhet shmangur para se të hyni të laheni në det.
Bishtajoret
Bishtajoret, siç janë fasulja dhe bizelja, përmbajnë shumë fibra të cilat janë të dobishme për shëndetin, por mund të shkaktojnë fryrje, kapsllëk dhe ngërçe, të cilat mund t’ju prishin kënaqësinë verore.
Pijet energjike
Shumë njerëz pëlqejnë pijet e ftohta energjike, për të cilat jemi të bindur se krijojnë një ndjenjë vigjilence. Megjithatë, pijet energjike mund të shkaktojnë diarre dhe vjellje, dhe ju keni më shumë gjasa të jeni të dehidratuar.