KUJDES! Manovra që mund të sjellë penalizimin në rrugët ndërqytetase, dënohet me gjobë deri në… (VIDEO)

Policia Rrugore ka sjellë në vëmendje një prej rregullave të qarkullimit rrugor për parakalimet në autostradë.

Me anë të një njoftimi për mediat, ajo i bën apel shoferëve që pas manovrës së parakalimit nga ana e majtë, duhet të rikthehen sërish në korsinë e djathtë.

Qëndrimi në anën e majtë të rrugës dënohet me gjobë nga 1000 deri në 3000 lekë të rinj. Në 24 orët e fundit, policia rrugore ka gjobitur 148 shoferë për këtë shkelje.

Policia Rrugore Tiranë:

Kujdes! Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme