Protestat antiqeveritare në Shkup kundër “Propozimit francez”, sonte ka gjasë të arrijë pikën e kulmit dhe të eskalojnë, kanë paralajmëruar burime në MPB.
Sipas tyre po vërehen organizime për përdorim të dhunës dhe për destabilizim të vendint, transmeton Almakos.
Këto skenare në mënyrë indirekte i ka paralajmëruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e këshillit evropian, Sharl Mishel, Kovaçevski theksoi se ka marrë njoftime nga Ministria e Punëve të Brendshme se protestuesit kundër propozimit franzec po pregatisin diçka që nuk i ka hije një shtetit anëtarë të NATO-së siç është Maqedonia e Veriut.
“Ministria e Puneve të Brendshme më informoi se sonte protestuesit po pergatitin dicka që nuk i ka hije shtetit anëtare të NATO-s dhe kandidat për BE”, deklaroi Kovaçevski.
Në takim, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel potencuan se propozimi evropian për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut i përfshin të gjitha pozicionet dhe vërejtjet dhe se bisedimet mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të të njëjtit. Ata theksuan se propozimi, parasheh gjuhë të pastër maqedonase, të barabartë me gjuhët e tjera të vendeve anëtare të BE-së.