Sipas IHK, shkalla e avullimeve ka arrit kulmin dhe njëkohësisht indeksi UV është në nivelin e lartë që paraqet rrezik për të gjitha moshat e posaçërisht për ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, tension të lartë dhe problemet me zemër.
Të respektohen me përpikëri këshillat e mjekut dhe të mos ekspozohemi rrezeve direkt të diellit nga ora 9-17, shkruan lajmi.net.
Edhe shtypja atmosferike është e ulët nën vlerat e normales për 2-3 milibar.
Gjithashtu është mirë të bartmi rroba me ngjyrë të hapur ( të bardha) dhe mundësisht ata që e kanë të domosdoshme lëvizjen në orët e lartë cekura të bartin ombrella me ngjyrë të hapura, jo ngjyrë të zezë.
Të dielën priten kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe vende-vende reshje shiu. /Lajmi.net/