Kujdes, sot do të jetë shumë vapë!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë (IHK), paralajmëron se edhe dita e sotme do të jetë e nxehtë dhe me vapë, prandaj apelon për kujdes te qytetarët.

Sipas IHK, shkalla e avullimeve ka arrit  kulmin dhe njëkohësisht indeksi UV është në nivelin e lartë që paraqet rrezik për të gjitha moshat e posaçërisht për ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, tension të lartë dhe problemet me zemër.

Të respektohen me përpikëri këshillat e mjekut dhe të mos ekspozohemi rrezeve direkt të diellit nga ora 9-17, shkruan lajmi.net.

Edhe shtypja atmosferike është e ulët nën vlerat e normales për 2-3 milibar.

Gjithashtu është mirë të bartmi rroba me ngjyrë të hapur ( të bardha) dhe mundësisht ata që e kanë të domosdoshme lëvizjen në orët e lartë cekura të bartin ombrella me ngjyrë të hapura, jo ngjyrë të zezë.

Të dielën priten kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe vende-vende reshje shiu. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme