“Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja”! Bashkia e Vlorës u bën apel qytetarëve: Do të kemi një mot të përkeqësuar

Dje është dhënë njoftimi nga shërbimi meteorologjik, se Vlora do të preket nga moti i keq. Veçanërisht moti i rrezikshëm pritet të jetë sot, ku dallgët do të jenë shumë të larta.

Si pasojë e kësaj, Bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj me anë të një njoftimi publik, që të kenë shumë kujdes dhe të kujdesen për veheten dhe prindërit e tyre.

Sipas Bashkisë, ajo që vjen është një furtunë e madhe e cila nuk dihet se kur do të fillojë dhe kur do të mbarojë.

Njoftimi i Bashkisë: Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Stuhi te forta do të intensifikohen në  vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë  të jemi të kujdesshëm!  Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.

Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

Era ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike për disa zona të Vlorës. Orikum, Radhimë e deri në Llogora kanë mbetur pa energji që prej orëve të mbrëmjes. Problemë me energjinë edhe zona e Lumit të Vlorës dhe Selenicës.

Nga ana tjetër era ka bërë dëme në aksesorë baresh e restorantesh në shëtitoren lungomare.

Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe Tragetin e linjës së Brindisit.

Theksojmë  se dje Autoriteti i Portit të Vlorës ka njoftuar të enjten se do të pezullohet lundrimi për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e qytetit dhe jashtë tij. Ky pezullim do të vijojë gjithë ditën e nesërme dhe të shtunën. Gjithashtu, ndalohet dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

Ndërkohë, pritet që situata në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit të përmirësohet pas datës 23 Prill 2022, ora 10:00. Atëherë do të lejohet edhe ri-operimi nga ana e mjeteve lundruese.

Njoftimi:

Njoftim për përkeqësim e kushteve hidrometeorologjike datë 22-23.04.2022

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri ne oren 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E  VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  22 prill 2022 deri 23 prill 2022.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00. /GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme