“Kujt i thua ‘rrens’? Të mbys”/ Publikohen pamjet kur deputeti i LDK sulmon fizikisht qytetarin në Kosovë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e incidentit të ndodhur ditën e djeshme, ku është përfshirë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në qendër të Prishtinës. 

Siç shihet në videon e shpërndarë nga “Gazeta Blic”, Zemaj po jepte një intervistë televizive në sheshin “Ibrahim Rugova”, kur një qytetar që po kalonte aty pranë i ka drejtuar fjalë provokuese.  

Deputeti shihet më pas duke reaguar me nervozizëm dhe duke u përplasur fizikisht me qytetarin, të cilin e godet disa herë, duke e shoqëruar reagimin edhe me ofendime verbale. 

Të dyja palët janë shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime pas këtij konflikti. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme