“Ky vendim është marrë me kërkesë të Shala dhe me qëllim që ministri Shala të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i rëndësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës”.
“Kontributi i ministrit Shala në kuadër të Qeverisë do të jetë maksimal dhe i plotë nga pozita e ministrit”.
“Në ditët në vijim, kryeministri Mustafa do të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti”, bëhet e ditur në njoftim të Qeverisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të gjeni kërkesën e ministrit Shala:
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa
Së pari, Ju përgëzoj për punën Tuaj dhe të Qeverisë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Për shkak të angazhimeve të mëdha, sidomos gjatë këtij viti, dhe me qëllim që të mund t’u përkushtohem në tërësi angazhimeve të mija në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkoj që të më lironi nga detyra e zëvendëskryeministrit të
Republikës së Kosovës.
E çmoj si përvojë tepër të rëndësishme punën dhe ushtrimin e këtij funksioni të lartë shtetëror që nga dhjetori i vitit 2014.
Ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe shpreh përkushtimin tim për të vazhduar angazhimet e mija në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.