Policia ka bënë në pranga një 45-vjeçar që ishte në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale.
Në qershor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”.
Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kroi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Në qershor 2024, kultivoi bimë narkotike në 3 parcela dhe posedoi kallashnikov, lokalizohet dhe arrestohet 45-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës finalizoi operacionin “Kroi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi N. M., 45 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e Kukësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në qeshor 2024, shërbimet e Policisë konstatuan se 45-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike, në 3 parcela, në vendin e quajtur “Mahalla e Kroit të Madh”.
Më tej, nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.