Kumanovarët e vendosur: Votojmë për të ardhmen tonë!

Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, sepse prej tyre varet e ardhmja jonë, kështu thanë për Portalb kumanovarët e anketuar. Ata njëherit u bëjnë thirrje bashkëqytetarëve që të votojnë sipas bindjes së tyre dhe assesi të mos lejojnë që vota e tyre të keqpërdoret.

Ja se si u përgjigjën kumanovarët në pyetjet: A votuat? A prisni që procesi i votimit të mbarojë pa incidente? Pse është e rëndësishme kjo ditë për ju?

“Sapo votova. Besoj se do të kalojmë pa incidente, nuk do të ketë problem dhe besoj se votimi do të kryhet në frymë demokratike. Zgjedhjet janë të rëndësishme, sepse bëhet fjalë për të ardhmen tonë, për të ardhmen e vendit tonë. Mendoj se çdo qytetar duhet të dalë sot” tha Faton Saiti, 29 vjeçar.

“Po, votova. Mendoj se pa incidente do të kryhet procesi i votimit, me sukses. Kjo ditë është e rëndësishme tepër për gjithë popullin. Çdo person të votojë në mënyrën e vetë, siç dëshiron!” tha një 37 vjeçare.

“Sapo votuam. Shpresoj që deri në fund të ditës të kalojë kështu siç ka filluar, qetë. Kjo ditë shumë është e rëndësishme, për shkak se bëhet fjalë për ardhmërinë tonë” deklaroi Driton Jonuzi, 30 vjeçar.

“Tani po hy të votoj. Mendoj se janë ndërmarrë masa të shumta dhe besoj se gjithçka do të jetë në rregull. Kam dalë vetëm që të mos keqpërdoret vota ime, pasi nga asnjëra parti nuk shoh ndonjë përfitim. Dhe një këshillë për të gjithë shqiptarët: Mos i votoni paritë maqedonase, por zgjidhni një nga partitë shqiptare!” deklaroi L. A, 20 vjeçar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme