Kumanovë: Të hënën protesta kundër vendimit të gjykatës për burgosjen e babait të Almirit (VIDEO)

Për të hënën janë paralajmëruar protesta kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës, e cila ka urdhëruar që babai i Almir Aliut, 4 vjeçarit që u shkel për vdekje me makinë nga Boban Iliqi më 4 korrik të vitit 2016 të paraqitet në burg më 1 mars. Sipas vendimit të gjykatës, babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij, Avdulla Aliu dhe Sami Demiri janë dënuar me 6 dhe 9 muaj burg. Protesta do të mbahen në Kumanovë para Gjykatës Themelore.

Mbrojtja e familjes së Almirit ka dërguar në gjykatë kërkesë për shtyerjen e vuajtjes së dënimit me burg. Ndërkohë Avokati Asmir Alispahiç tha për Televizionin Shenja se janë duke përgaditur edhe ankesë për në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg.
“Nga ana ime në afatin kohor prej tre ditëve, dërguam kërkesë për prolongimin e vuajtjes së dënimit, mbështetur me dëshmi. Nga ana jonë për tre të akuzuarit është dërguar në baza të ndryshme. Gjithashtu dua të njoftoj opinionin se nga ana jonë si mbrojtje po e përgadisim aplikimin që do të dërgohet në kohë deri te Gjykata ndërkombëtare në Strazburg me qëllim që edhe kjo gjykatë të njoftohet me shkeljet që janë bërë nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë”, tha avokati Asmir Ali

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme