Kundër publikimit të përgjimeve me përmbajtje amorale

Autor: Zeqirija Ibrahimi

Pavarësisht përfitimeve politike që mund t’ia sjellë opozitës publikimi i përgjimeve të ndyta të eksponentëve të BDI-së, JAM KUNDËR PUBLIKIMIT të materialeve që flasin për shthurjen morale të tyre. Jo sepse më dhimbsen ata vetë, ndonëse më vjen keq për familjet që e vuajnë perversitetin e tyre, por JAM KUNDËR PUBLIKIMIT të tyre vetëm për dy arsye:
1) publikimi i tyre i godet rëndë standardet morale të shoqërisë shqiptare në Maqedoni dhe e luhat shumë moralin tonë publik, ndërsa relativizimi që ua bën këtyre skandaleve partia shqiptare në pushtet (BDI) me idenë se “asgjë e keqe nuk ka ndodhur” – duke i afirmuar edhe më tej ata aktorë sikur të jenë “engjëj të virgjër” – druaj se mund të ndikojë që kjo të reflektohet në prodhimin e mëtejmë të këtyre hibrideve të shoqërisë sonë dhe për t’i inkurajuar modelet e tilla;
2) publikimi i tyre mund të ndikojë që edhe atë pak pjesëmarrje në jetën publike, që e ka arritur femra shqiptare në Maqedoni, ta ndërpresë dhe dëmtojë rëndë, ngase – pas publikimit të tyre – secila familje shqiptare do të mendohet më shumë se dy herë se a ia vlen ta lë të marrë pjesë në tregun e punës bijën/bashkëshorten/motrën shqiptare.

Nëse jo për diçka tjetër, së paku kjo është arsye që struktura politike me emrin BDI, që i prodhoi dhe afirmoi këto fenomene, madje që edhe sot i afirmon ato, të përfundojë më.
Që nga koha e këngës së Halit Gashit, që e mbrojti nderin e motrës Hajri, e deri te Partia Komuniste e Jugosllavisë, askush nuk ka arritur ta shkatërrojë moralin tonë shqiptar deri më sot dhe këtë luks nuk duhet t’ia lejojmë as këtij subjekti.
Pikërisht për këtë zgjedhjet e 11 dhjetorit, përveç që do ta testojnë pjekurinë tonë politike, do të jenë një referendum edhe për pyetjen se për çfarë standardesh morale jemi të gjithë ne.

p.s. Po flasim gjithnjë me bindjen se këto materiale janë të vërteta dhe për efektet e tyre në jetën publike – derisa nuk konfirmohet e kundërta nga ndonjë ekspert i forenzikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme