Teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, 6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar.
Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.
Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme.
Gazetari Osman Stafa raporton se familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Ndërkohë në zonë ka mberritur IKMT dhe është në pritje.