Dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, respektivisht vendin e quajtur Llabjan për të kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serbë në vendin tonë.
Ndonëse ishte paraparë që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton Indeksonline
Ndryshe, kryeministri Vuçiq deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.
“Nuk vjen në konsideratë ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, ka deklaruar ai.