Përplasjet u shfaqen kur doli një bisedë në mes deputetëve të kësaj partie, e ku deputetja Aida Dërguti e quajti Kurtin, m…
Tetë deputetët që janë shprehur haptas kundër Kurtit janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Faton Topalli.
Të gjithë këta nëpër rrjete sociale kanë shprehur qëndrim kundër Albin Kurtit, ndërsa kreu i kësaj partie Visar Ymeri mbërëmë në një intervistë tha se nuk përjashtohet mundësia që kjo parti të ndahet.
Por numri i deputetëve të pakënaqur mund të rritet, pasi janë një pjesë e tyre që nuk janë deklauar publikisht.
Deri më tani nuk janë deklaruar: Besa Baftiu, Driton Çaushi, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Salih Salihu, Adem Mikollovci, Sami Kurteshi, Saranda Bogujevci, Ali Lajçi, Valon Ramadani, Frashër Krasniqi (në burg ), shkruan lajmi.net.
Ndrësa në mbështetje të Kurtit kanë dalë: Arbër Rexhaj, Arbërie Nagavci, Fatrmire Kollqaku, Fitore Pacolli, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sfeqla e Sali Zyba.
Ismajl Kurteshi, ende nuk është deklaruar, por nuk ka mbajtur anë. Ka kërkuar unifikim brenda subjektit.
Paralajmërimi i Ymerit që partia mund të ndahet, do të sillte afër dhjetë deputetë që do të ndaheshin nga Grupi Parlamentar i VV-së, të paktën deri më tani 8 janë deklaruar kundër Kurtit.
Për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 6 deputetë. /Lajmi.net/