Kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale! Forcat e policisë shoqërojnë në komisariat kandidatin demokrat!

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë.
Screenshot_25


Burime për News 24 bëjnë me dije se kandidati demokrat u shoqërua në komisariat pas një përplasjeje me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit.

Mësohet se ngjarja ndodhi kur Semanjaku kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale të vendosur nga strukturat e PD.

Raporotohet se gjatë përplasjes me policinë, Fatjon Semanjaku akuzoi bashkinë për pengim të fushatës.

Sakaq pas disa minutash, kandidati demokrat mësohet se është lënë i lirë.

Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si një veprim me motive politike dhe një tjetër dëshmi të presionit që, sipas saj, po ushtrohet ndaj opozitës në fushatë.

“Policia e Fierit me urdhër Politik te Belinda Ballukut, ka shoqëruar ne Komisariat, Kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushate dhe shpërndan fletushka ne shesh”, thuhet në reagimin e PD.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme