Kur “analistët” ia fusin kot! Ilir Kulla deklaronte se vota do shqiptare do të ndahej midis BDI’së dhe PDSH’së

Në zgjedhjet e përgjithshme të 11 dhjetorit, qytetarët shqiptarë kanë një ofertë politike të ndarë në 21 parti politike shqiptare, 3 prej të cilave të sapo krijuara, por shumë prej tyre janë pa lidership. A mendoni se vota shqiptare po përçahet në disa fish për ti humbur peshën speficifike?


Ilir Kulla:
 Mendoj që prap vota shqiptare do të ndahet në 2 blloqe BDI-PDSH të cilat janë dhe partitë me elektorat të konsoliduar dhe me lidership të konsoliduar. Përpjekja per ti dobësuar këto 2 forca nëpërmjet nje liste të tretë politike ka gjasa të prodhojë një koalicion postzgjedhor në qeverisje të këtyre 2 forcave të cilat pavarësisht se cili do të jenë zgjedhjet pas tyre do të fokusohen tek marrëdhëniet me maqedonasit dhe tek përpjekjet për formimin e një qeverie politike. Duhet të pranojmë faktin se Ahmeti dhe Thaci nuk mund të largohen nga skena politike aq kollaj. I pari vjen nga një histori mbijetese politike në ilegalitet dhe lufta e i dyti ka 25 vjet në politike e i ka mbijetuar viteve ’99 dhe 2001. Vetëm kriza shumë të medha mund ti fshijnë ata nga politika ose nëse ata zgjedhin të largohen vetë.

Kjo është përgjigjja e njërit prej analistëve të Tiranës, i cili njihet si tandem me Kastriot Myftarajn. Megjithatë, rezultati zgjedhor dëshmoi se analistë të tillë kanë talent për “futokotizëm”, ngaqë të dy partit, BDI dhe PDSH, u përgjysmuan./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme