Kjo luftë dëshmoi mizoritë më të rënda që Europa kishte parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti shkatërrimtar midis komuniteteve serbe, kroate dhe myslimane, kujtohet në mbarë botën për skenat e tmerrshme të spastrimit etnik, kampeve të përqendrimit dhe varreve masive.
Një ndër kriminelët më të mëdhenjë të luftës në ish-Jugosllavi, Zhelko Raznatoviq- Arkan ishte ai që kishte marrë pjesë në disa na krimet më të tmerrshme në Bosnje
Në një video të publikuar së fundi nga mediat kroate, Arkan shihet bashkë me të burgosurit myslimanë, një numër prej të cilëve kishin mbijetuar gjersa shumica kishin mbetur të vdekur.
Ai pyet të burgosurit se sa myslimanë ka të vdekur dhe pas përgjigjes së tyre se numri shkon mbi 100, Arkani i gëzohet kësaj shifre me fjalët “Mashallah”.
Sa vdekje keni”, pyet Arkan të burgosurit boshnjakë, “Mbi një qind” i përgjigjet një nga të burgosurit, “Mashalla, Mashalla” ia kthen ai.