Kur Azem Hajdari bënte grushte në Parlament, shikoni Nard Ndokën

Një video e rrallë është publikuar nga Parlamenti shqiptar i vitit 1997 nga Associated Press.

Në video shfaqet përlasja me grushte mes demokratit të ndjerë Azem Hajdari dhe socilaistit Gafurr Mazreku.

Gjithçka ndodhi ndërsa Partia Socialiste e cila ishte në pushtet ndërmori disa masa për rritjen e taksave, masa që kundërshtohen nga partia opozitare në atë kohë, Partia Demokratike.

Sipas AP, frustrimi i partisë opozitare,  Partisë Demokratike nisi të shfryjë ndërsa socialistët të cilët kishin shumicën në qeveri nuk i dhanë mundësi të diskutoheshin ndryshimet sa i përket taksave.

Jashtë paralamentit protestuesit thërrisnin “Ne duam mbrapsht paratë tona”, kurse në brendësi të parlamentit deputetët opozitarë grushtonin duart në tryeza në shenjë protestë.

Shihet një moment sesi Nard Ndoka shkon në drejtim të Arben Malaj që ndodhej në podium duke mbajtur një fjalë dhe tenton t’i shkulë mikrofonin.

Nuk mungojnë edhe grushtat mes deputetëve. Kjo ndodhi kur fjalnë e kishte marrë deputeti socialist, Gafurr Mazreku. Pranë tij shkoi deputeti i ndjerë i PD, Azem Hajdari i cili pas debatit me fjalë, u konfrontua fizikisht me deputetin socialist. U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë që të ndaheshin kolegët që përlesheshin. Video mbyllet në këtë moment, por ky ishte dhe casti kur Mazreku nxjerr një pistoletë dhe e qëllon Hajdarin duke e lënë të plagosur.

Mazreku për këtë vepër penale bëri 5 vite burg dhe përfitoi ulje dënimi nga 3 amnisti.

Kjo ishte tentativa e parë për të vrarë Azem Hajdarin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme