Kur Daut Haradinaj ‘paralajmëronte’ lirimin e shpejtë të vëllerëzve Ramandani në rastin ‘Kiqina’ (Video)

Dy ditë pas fitores së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Klinë, deputeti i kësaj partie Daut Haradinaj ndodhej në këtë komunë për të festuar fitoren.

Teksa po mbante fjalim para militantëve të AAK-së, Deputeti Haradinaj kishte parashikuar se dy vëllezërit e dënuar me nga 30 vjet burgim në rastin “Kiqina”: Arsim dhe Burim Ramadani do të liroheshin “së shpejti”

“Sot ka qenë një ditë e madhe jo vetëm për Klinën por për bukur shumë pjesë të Kosovës. Po besoj që edhe Arsimi edhe Burimi na bashkohen shpejt”, kishte thënë Daut Haradinaj.

Një muaj e një javë ditë më vonë, dy vëllezërit e dënuar Ramadani u liruan me dekret të Presidentit Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës mori vendim që t’i falte sot tre të dënuarit në rastin “Kiqina”.

Të liruarit me dekret të presidentit Thaçi: Arsim dhe Burim Ramadani dhe Arben Kiqina ishin shpallur fajtor nga tri shkallë të rregullta të gjykatave dhe Gjykata Kushtetuese, për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra nga Drenasi, përfshirë dy vajza të mitura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme