Kur do të jap BE rekomandimin për heqje të vizave

Muaji i ardhshëm pritet të sjell lajme të mira për Kosovën. Më në fund, edhe qytetarët e vendit të vetëm në rajon që nuk mund të lëvizin lirshëm në Europë, pritet të njoftohen se shumë shpejt do ta gëzojnë këtë të drejtë.


Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, tha të hënën se në muajin qershor pritet të nxirret një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Deliu duke komentuar vizitën e fundit të komisionit faktmbledhës të BE-së në Kosovë, ajo tha se ky delegacion është informuar për të dhënat e fundit në luftimin e krimit dhe korrupsionit si një nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, Kosova ka shënuar rezultate të mira sa i përket pakos ligjore që lidhen konkretisht me forcimin e rendit dhe ligjit.

“Besoj se ky delegacion me të dhënat që ka marrë në Prishtinë në qershor do të arrijë të nxjerrë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ajo për RTK-në.

Deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra tha se luftimi i krimit të Korrupsionit jo vetëm që është një kriter që duhet përmbushë Kosova, por që  forcon rrugën e Kosovës jo vetëm në integrime evropiane por edhe në mekanizma të ndryshëm rajonal.

Ajo tha se nëse këtë vit nuk ndodhë liberalizimi i vizave kjo do të ishte shumë dekurajuese për qytetarët e vendit, derisa shfaqi shpresën se në muajin qershor do të nxirret një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për shkak siç tha Deliu, të rezultateve që kanë shënuar institucionet e shtetit në drejtim të luftimit të krimit dhe korrupsionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme