NISMA e Fatmir Limajt është përfshirë ne koalicionin mes PDK’së dhe AAK’së.
Mirëpo nuk janë të rralla rastet kur kreu i NISMA’s ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit actual të PDK’së dhe ish kreut të SHIK;ut Kadri Veseli.
Në Rubikon të KTV’së ai kishte treguar edhe skenarin e bashkëpunimit mes SHIK’ut dhe ndërkombëtarëve për ‘ta dëmtuar’ atë.
“Po, po edhe në kohën e zotit Kermabo, edhe këshilltari i tij ka pasë bashkëpunim të ngushtë me SHIK’un, ata kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë me SHIK;un, ka qenë edhe një prokurore Izabela Arnal, gjithashtu francize, kryeprokurore e Prokurorisë Speciale e cila ka pasë detyrë ta bëjë atë që ka bërë në Ministrinë e Transportit atëkohë”, pati deklaruar Limaj.
Ndryshe, në minutat e fundit të afatit për njoftim për koalicione parazgjedhore është njoftuar zyrtarisht se PDK-AAK dhe Nisma kanë arritur marrëveshje.
Valmir Elezi nga KQZ ka konfirmuar një koalicion të tillë.
Miradie Maviriqi, nga KQZ-ja, ka thënë se sot janë bërë disa koalicione të cilat kanë aplikuar të garojnë për zgjedhje.
Janë në koalicion LDK-AKR, gjithashtu PDK me 13 parti tjera, përfshirë AKK dhe Nismën./Periskopi/