“Kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”- Pasi lejoi postimin e Trump në Facebook, aktivistët e të drejtave civile ‘kryqëzojnë’ Mark Zukenberg

Vendimi i Mark Zukenberg për të lënë në rrjetin social Facebook një postim të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ku shprehej me fjalët “kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”, ka sjellë reagimin e ashpër të aktivistëve të shoqërisë civile.

Drejtuesit e të drejtave civile teksa kritikojnë vendimin e Zuckerberg për të lënë aktiv postimin e Trump shprehen: “Ne jemi të zhgënjyer dhe të tronditur nga shpjegimet e pakuptueshme të Markut për të lejuar postimet e Trump”.

“Ai nuk tregoi mirëkuptim për shtypjen historike ose moderne të votuesve dhe ai nuk pranon të pranojë sesi Facebook po lehtëson thirrjen e Trump për dhunë ndaj protestuesve.

Marku po vendos një precedent shumë të rrezikshëm për zërat e tjerë që do të thoshin gjëra të ngjashme me ato të Trump në Facebook”, shkruhet ne mediat e huaja. 

Tre udhëheqësit aktivistë, krerët e Konferencës së Udhëheqjes për të Drejtat Civile dhe të Njeriut, Fondi i Mbrojtjes Ligjore dhe Edukimit NAACP, si dhe Ngjyra e Ndryshimit u takuan të hënën në mbrëmje me MarkZuckerberg, Drejtorin e Përgjithshëm të Facebook dhe zyrtarin kryesor të tij drejtues, Sheryl Sandberg.

Ata diskutuan në takim postimin e mbrëmjes e së enjtes të Trump, i cili i kërkoi ushtrisë që të ndërhynte në Minneapolis me fjalët “kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme