“Le Siècle” ka botuar të premten e 23 majit 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me debatin e shkaktuar asokohe nga opozita shqiptare për zgjedhjen e kryeqytetit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
“Shqiptarët që, dje, disa pretendonin një mbret dhe të tjerët një republikë, tani po debatojnë për zgjedhjen e kryeqytetit të tyre.
Njëzet e gjashtë deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës, dhe peshkopi Fan Noli nuk e duan më Tiranën, por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.
Dhe ja një lloj i ri krize politike në vendin e ish-princ Vidit, një krizë për kryeqytetin !”/darsiani.com