Kur Ivanoviq e parandjente se dikush mund edhe ta vriste

Në kohë kur Oliver Ivanoviqit ishte djegur vetura, ai ishte ftuar në një emision televiziv, ku kishte folur për frikën e tij dhe ndjenjën se diçka e keqe do t’i ndodhte.

Ivanoviq në atë emision kishte deklaruar se i kanë bërë çmos dhe se dikush mund edhe ta vras.

“Mua më kanë bërë çmos, vetëm sa s’më kanë gjuajtur me armë, por kush e di, as kjo nuk përjashtohet. Mendoj se kjo do të ishte gabim dhe nuk besoj në një skenar të tillë. Unë mendoj se në radhë të parë qëllimi ka qenë që të frikohen njerëzit rreth meje, jo aq që unë të frikohem. Dhe e arritën qëllimin e tyre, disa u frikuan, kështu që për disa ka mjaftuar ajo që mua ma ndezën makinën dhe kanë menduar kështu: Nëse munden atij, pse mos ma bëjnë mua”, kishte thënë Ivanoviq në emisionin televiziv në N1.

 

Ivanoviq sot është vrarë në veri të Mitrovicës teksa po hynte në zyrën e partisë së tij. Ngjarja ka nxitur reagime të shumta./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme