Kur Muhamed Ali e nokautoi Donald Trump me vetëm 132 fjalë

Muhamed Ali, legjenda e boksit, kampion i drejtësisë dhe një nga sportistët më të mirë që jetoi, vdiq vitin e kaluar në moshën 74 vjeçare.
Përveç performancave të tij të jashtëzakonshme në ring, Ali u bë i njohur edhe për mendjen e tij të mprehtë dhe fjalorin – diçka që qartë nuk u zbeh me moshën, pavarësisht betejës së tij të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Në vitin 2015, kur biznesmeni Donald Trump filloi garën e tij presidenciale – me gjithë islamofobinë e tij – myslimani më i famshëm i Amerikës e nokautoi atë në një qëndrim 132 fjalësh, transmeton Gazeta Express.

Pasi Trump i bëri të ditur planet e tij për t’ua ndaluar gjithë myslimanëve që të hyjnë në SHBA, Ali e dënoi këtë dhe tha:

“Jam mysliman dhe nuk ka të bëjë asgjë me Islamin vrasja e njerëzve të pafajshëm në Paris, San Bernardino, ose kudo tjetër në botë. Myslimanët e vërtetë e dinë se dhuna e pamëshirshme e të ashtuquajturve xhihadistë islamik është kundër çdo parimi të fesë sonë.

Ne si myslimanë duhet të ngrihemi kundër atyre që e përdorin Islamin për t’i arritur agjendat e tyre personale. Ata janë larguar shumë nga mësimet e Islamit. Myslimanët e vërtetë e dinë ose duhet ta dinë se është kundër fesë sonë për të provuar dhe detyruar Islamin tek dikush.

Duke folur si dikush që kurrë nuk është akuzuar për korrektësi politike, besoj se liderët tanë politik duhet ta përdorin pozitën e tyre për të sjell mirëkuptim rreth fesë Islame dhe për ta bërë të qartë se këta vrasës të devijuar kanë shtrembëruar pikëpamjet e njerëzve rreth Islamit të vërtetë”.

Përderisa Ali, i cili ishte konvertuar në fenë Islame më 1975, nuk iu drejtua me emër Trumpit, qëndrimi ishte lëshuar nën titullin: “Kandidatët Presidencial që po Propozojnë të Ndalojnë Emigrimin e Myslimanëve në SHBA”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme