Sot janë bërë 20 vite prej vrasjes së një [prej intelektualëve më të respektuar të Kosovës, Fehmi Aganit. Ai u ekzekutua me 6 maj të vitit 1999 nga forcat serbe
Fehmi Agani ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova, dhe nënkryetar i Kosovës.
Presidenti Ibrahim Rugova, e kishte përjetuar rëndë humbjen e bashkëpunëtorit të tij, dhe njeriut të urtë Fehmi Aganit, ai në vitin 2000 ishte përkulur pranë varrit të tij.
Në 20-vjetorin e vrasjes së heroit të Kosovës Fehmi Agani, krerët e shtetit e kanë përlujtuar duke thënë se Agani ishte një vizionar, intelektual dhe atdhetar që tërë jetën ia kushtoi lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.