Nga Kim Mehmeti/
Më në fund, rrugëve të Tiranës u shfaq ylli i gjallë i guximit rinor dhe zëri i shumëpritur i krenarisë shqiptare – ai i studentëve!
Mbase vetëm ky zë dhe ky guxim rinor mund ta çojnë Piktorin që një ditë e më parë të arratiset drejt Izraelit, atje ku e pret idhulli i tij, Netanyahu.
Ky zë duhet të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, sepse vetëm ai mund ta shpëtojë Shqipërinë nga shkatërrimi dhe nga shndërrimi i saj në atdhe të hajdutëve!
Ndërkohë, mbetet diçka e pashpjegueshme: sa të pashpirt janë ata profesorë e prindër që i shikojnë studentët dhe fëmijët e tyre të përgjakur nëpër udhët e Tiranës, ndërsa vetë qëndrojnë mënjanë?
Po pra, si mund t’i shikojnë të rinjtë shqiptarë të përballen me policinë, kur kjo e fundit, në vend që ta mbrojë të ardhmen e shqiptarisë, është vënë në shërbim të narkoshtetit?
Sidoqoftë, sot, kur Shqipëria mundohet ta shpëtojë vetveten nga tradhtia e brendshme dhe kur është në luftë me narkoshtetin e ngritur nga Piktori, duhet të ngrihen të gjithë, e jo vetëm studentët, për të dalë në rrugë e për të kërkuar llogari.
Pra, sido që të jetë, duhet thënë qartë e shqip: nëse kjo protestë rinore dhe studentore dështon, atëherë do të triumfojnë ata që duan ‘Shtet Bektashi’ dhe që e rrënojnë Shqipërinë.
Me çka nuk do të ketë kush ta shpëtojë vendin nga shkatërrimi i mëtejshëm dhe nga lakmia e çakejve sionistë, të cilëve Piktori ua ka shitur jo vetëm shpirtin e vet, por edhe mëmëdheun tonë./sakte.net



