Nga Kim Mehmeti
I mbështetur nga tërë bota e ‘civilizuar’, Izraeli vazhdon ‘mbrojtjen’ e vet duke bombarduar pa ndalë ‘burgun e hapur’ të të dënuarve me vdekje – Gazën, ku numri i të vrarëve ka arritur në 5791, nga të cilët – sipas zyrtarëve palestinezë – dy mijë janë fëmijë.
Edhe pse drejtuesve të Izraelit dhe të mbështetësve të tyre nuk u bënë përshtypje pyetja se me çka i rrezikon izraelitët pafajësia e fëmijëve palestinezë, duhet atyre dikush t’ua rikujtojë se kurrë nuk mund ta fitojë luftën dhe nuk mund të jetojë në paqe me vetveten ai që vret fëmijë!
Pra ai që e do paqen, ai që ndjen dhembje kur sheh fëmijë të vrarë, duhet t’i përmbahet rregullit të njohur: kur fëmijët flenë, mos bë zhurmë që t’ua prishësh gjumin, por kur ata i vrasin, bërtit aq zëshëm sa të të dëgjojë edhe i pashpirti. (Kim Mehmeti)