Smajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po debatohet për arrestimin e Haradinajt në Francë, ka thënë se arrestimi është rezultat i negociatave të pafavorshme që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me Serbinë dhe me çdo shtet tjetër duhet të caktohen parimet. Dhe mungesa e tyre sjell fituesin dhe humbësin siç po ndodh me këto bisedime”, tha Kurteshi, raporton KTV.
Ai tha se bisedimet kanë filluar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe, edhe pse shtetësia e Kosovës është njohur nga mbi 110 shtete demokratike në botë, qeveritarët kanë hyrë në negociata me Serbinë pa status të përcaktuar të Kosovës.