Kurteshi: Vetëvendosje nuk lëshon pe për kryeministrin

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se subjekti të cilit i takon nuk është në gjendje që të bëjë pazar me postin e kryeministrit, në çfarëdo konstrukti politik, për të formuar qeverinë.

Ai ka deklaruar se nuk mund të tradhtohet vullneti i popullit për Albin Kurtin si kryeministër të vendit, duke theksuar se për koalicion nuk janë të hapur për PAN-in, ndërsa bllokun tjetër, LDK-AKR e ftojnë në bisedime për të arritur marrëveshje, njofton Klan Kosova.

“Vetëvendosja ka rritje shumë të madhe, të jashtëzakonshme, dhe ta pazakonshme në tridhjetë vjetët e fundit për vendet demokratike. Bisedimet për formimin e qeverisë do të nisin pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në bisedime nuk do të hyhet me koalicionin PAN. Sigurisht do të ftohen të gjithë ata deputetë që pajtohen me programin qeverisës të VV-së. Ne jemi relativisht të sigurt se do të arrijmë ta formojmë qeverinë, sepse jemi të bindur se PAN-i nuk do të arrijë ta formojë qeverinë. Ne e kemi marrë mandatin nga populli për të formuar qeverinë”.

“Ne jemi të bindur se për postin e kryeministrit nuk duhet të bëhet pazar. Nuk do të lëshohet pe në këtë drejtim. Me vullnetin e shprehur, në zgjedhjet e fundit më 11 qershor, për Albin Kurtin, si i nominuar, nuk mund të ketë lëshim pe dhe do të ishte lojë me besimin që na është dhënë”. /klankosova.tv/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme