Kurti-Abdixhiku po bëjnë pakt për presidentin? – Zeqiraj zbulon skenarin që mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar së fundmi për kriteret dhe profilin që duhet të ketë presidenti i ri i Kosovës, duke shprehur vullnet për të gjetur një pajtim.

Ky zhvillim politik ka hapur diskutime nëse bëhet fjalë vetëm për një hap procedural drejt zgjedhjes së presidentit, apo nëse takimi mes dy liderëve mund të jetë sinjal për një marrëveshje më të gjerë politike, që do t’i hapte rrugë tejkalimit të krizës institucionale në vend.

Për këtë çështje, për “Bota sotNotifications” ka folur veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, i cili vlerëson se kriteret për presidentin janë të përcaktuara qartë me Kushtetutë dhe ligje, ndërsa thekson se në këtë proces rëndësi të veçantë ka personaliteti dhe integriteti i kandidatit.

“Kriteret për zgjedhjen e presidentit janë të përcaktuara në Kushtetutë e ligje. Njeri me personalitet dhe integritet, me njohuri politike dhe përvojë institucionale, i cili përmbush në plotësi standardin e presidentit.

Respektimi i Kushtetutës, i ligjeve shtetërore, faktor uniteti, bashkëpunues me qytetarët e vendit, pavarësisht përkatësive politike”, shprehet Zeqiraj.

Image
Veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Sipas tij, diskutimi për kriteret e presidentit është zhurmuar tej mase, pasi kompetencat e kreut të shtetit tashmë janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme