Kurti: Abdullah Hoti është i dobët, unë nuk organizoj protesta

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar sot ish-zëvendëskryeministrin e shkarkuar Avdullah Hoti për mandatar. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për televizionin publik se nënkryetari i LDK-së e ka dëshmuar se është i dobët në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Presidenti aktual dëshiron një kryeministër të dobët, sesa është Hoti i dobët e kanë treguar qytetarët e Republikës. Ai nuk e ka as çerekun e votave më 6 tetor të vitit të kaluar krahasuar me 8 qershorin 2017, dhe nuk është as në 10 më të votuarit në zgjedhjet e 2019”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe rreth mundësisë së organizimit të protestave pas formimit të qeverisë së re kosovare, por tha se nuk qëndron prapa një gjëje të tillë.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë më shumë të zëmëruar”, ka thënë Kurti, duke akuzuar presidentin Thaçi për shkelje të Kushtetutës përmes caktimit të mandatarit për formimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje të reja.

Sipas tij, situata më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte qershori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme