Kurti apo Haradinaj? Prononcohet Kryeministrja serbe

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka dhënë deklaratën e saj për gazetën vendase Blic, lidhur me dy kandidatët për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

“Kosova është pjesë e Serbisë, dhe si partnerë të përgjegjshëm, ne do të flasim me të gjithë që e përfaqësojnë palën tjetër”, shprehet kryeministrja serbe.

Ndër të tjera, Kryeministrja u prononcua pro negociatave me Prishtinën duke thënë se dialogu do të ishte më i efektshëm po të zhvillohej në nivel presidencial.

“Thaçi dhe Vuçiç deri më tani kanë marrë pjesë në dialog, dhe kjo mendoj se do të ishte zgjedhja e duhur”, shtoi Brnabiç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme